Tirane,23 vjecarja lind ne rrug,femijen e pret polici....(Video)

Tiranë, NOA.al – “Ishte ulur në rrugë pranë barakës ku ajo jeton me burrin e saj rreth 40 vjet më të madh kur krejt papritur i del fëmija. Nuk po e besonim që ajo po lindte”. Kështu u shpreh për NOA-n një banor i lagjes “Allias” në Tiranë i cili ndodhej pranë vendit ku 23-vjeçarja lindi fëmijën e saj.
Jona nuk mundi të shkonte asnjëherë në spital gjatë shtatzënisë së saj e për më tepër as kur lindi. Ajo jeton në një barakë prej plastmasi dhe kartonash në një rrugë në lagjen “Allias” në Tiranë, bashkë me burrin e saj rreth 60 vjeç, dhe vajzën 3 vjeçe.
Kultura mjekësore është e kufizuar për 23 vjeçaren Jona dhe ajo nuk e dinte që kishte mbetur shtatzënë gjë të cilën e kuptoi vetëm kur barku i saj ishte rritur.
Tre ditë në parë, këtë të premte, ajo ishte ulur në rrugë pranë barakës dhe nuk i ishte shfaqur asnjë shqetësim. Por gjithçka ndodhi shpejt e shpejt. Brenda pak minutash ajo lindi fëmijën në rrugë ndërsa askush nuk mundi të afrohej për t’i dhënë ndihmën për shkak se nuk dinin si të vepronin.
I vetmi që iu afrua ishte një polic i cili ndodhej aty rastësisht duke kaluar. Ai u përpoq të ndihmonte 23-vjeçaren ndërsa lajmëroi menjëherë spitalin. Ai sinjalizoi se një grua kishte lindur në mes të rrugës dhe kërkoi me urgjencë të vinte ndihmë spitalore.
Një autoambulancë me mjeke dhe dy infermiere mbërritën për t’i dhënë ndihmën nënës së re dhe fëmijës së saj.
Gruaja u dërgua në maternitet ku qëndroi vetëm disa orë. Sepse brenda ditës ajo u rikthye në barakën e saj bashkë me vajzën e sapolindur.
Familja e përbërë tashmë prej katër personash jetojnë në barakën e vogël të cilën ata e kanë sajuar vetëm për t’u mbrojtur nga shiu gjatë natës.
Banorët e zonës tregojnë se Jona u braktis nga familja e saj kur ajo ishte në moshë të mitur.
Për të siguruar bukën e gojës, 23-vjeçarja e cila njihet edhe si femër me paqëndrueshmëri mendore, shoqërohej nga 60-vjeçari i cili jetonte rrugëve si endacak. Ai shiste hekurishte për të siguruar jetesën për vete dhe për 23-vjeçaren.
Tre vjet më parë Jona lindi një vajzë të shëndetshme e cila jeton rrugëve si prindërit e saj. “Megjithëse flinte në një barakë plastmasi, vajza e vogël nuk u sëmur asnjëherë, banorët e lagjes ndihmonin nënën e re të ushqente foshnjën duke i çuar qumësht apo ushqime të tjera”, – shprehet një banor i cili shton se Zoti bën mrekullira.
Shikoni videon....